TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Dhjetor 2025, 21:21

“Oficerët ndihen të tradhtuar nga shefat”, Prençi tregon bisedën me efektivin: Ndjeva trishtim

Shkruar nga Pamfleti
“Oficerët ndihen të tradhtuar nga shefat”, Prençi
Shemsi Prençi

Një tjetër deklaratë e fortë u bë mbrëmjen e sotme në podcastin e Pamfletit, "Të Pashoq", nga Shemsi Prençi, ekspert sigurie dhe ish-drejtues i Policisë së Shtetit, i cili zbuloi një realitet alarmant brenda radhëve të uniformave blu.

Prençi rrëfeu një episod personal, ku u ndalua nga një oficer policie rreth 40 vjeç, i cili i shprehu zhgënjimin e thellë të brezit të tij. Sipas Prençit, oficeri i përmendi me respekt brezat e vjetër që kishin mbaruar akademinë katërvjeçare dhe drejtues seriozë që kanë drejtuar dikur Policinë e Shtetit. “Ata nuk vijnë më”, i ka thënë oficeri, duke shtuar se sot policët po e braktisin institucionin.

Arsyeja, sipas Prençit, është e drejtpërdrejtë dhe e rëndë. Oficerët ndihen të tradhtuar nga shefat dhe eprorët e tyre.

Shemsi Prençi: Më ndalon një oficer policie, në moshë rreth 40 vjeç. Dhe më përmendi, tha, të përshëndes tha, breza oficerësh si brezi juaj që mbaruat akademinë katër vjeçare dhe më përmendi disa emra, drejtues policisë, duke përmendur oficerë serioz të policisë së shtetit që ka qenë titullar. Tha nuk vijnë më tha. Ne po e lëmë policinë tha, po e braktisim. Pse? Jemi të tradhtuar nga shefat, nga eprorët. Ata kanë lidhje me botën e krimit, ato bëjnë pazare dhe pasurohen, ne rrezikohemi. Dhe sinqerisht më dhëmbi shumë. Kishte një fëmijë në vend të parë, në makinë, dhe ndjeva trishtim. Unë kam informacione që ka shumë vakanca në policinë e shtetit, në oficerët e rolit bazë, të rolit të nënkomisar dhe komisar, përjashtuar nivelet e kryekomisarëve dhe drejtuesve të cilat marrin poste të katapultuara, të tjerët nuk shikojnë perspektivë të karrierës sepse sot vendet e punës i përzgjedhin njerëzit duke mbajtur radhën te zyra e Gys Agasit apo te zyra e Suel Çelës.

 

prenci policia krimi

1 Komente

  1. P
    Pak nga të gjitha

    E njenjta histori me kta ishat e korruptuar dhe të pa gjykuar … Si baba i një prokurori ky s’duhet të jepta asnjë opinjon publik . Po abuzuesi mbetet abuzues dhe medjat pa sens mbeten pa sens …

    Lini një Përgjigje