TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Maj 2026, 13:39

Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka shkon në SPAK!

Shkruar nga Pamfleti
Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka shkon në SPAK!
Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka

Ish-deputetja socialiste Klotilda Bushka është paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Bushka mbërriti në SPAK në orët e para të pasdites, ndërsa rezulton nën hetim në kuadër të dosjes së gjerë që përfshin kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe biznesmenë e persona të tjerë.

Pak kohë më parë, ish-deputetja i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesën për ndarjen e dosjes së saj nga pjesa tjetër e procedimit, me argumentin se nuk është më deputete apo zyrtare e lartë dhe, sipas saj, çështja nuk duhet të hetohet më nga SPAK, por të delegohet në Prokurorinë e Tiranës.

Megjithatë, krahas biznesmenëve që dyshohet se kanë lidhje me Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën, SPAK ka marrë nën hetim edhe Klotilda Bushkën që prej vitit 2025.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ajo dyshohet për veprime që kanë penguar hetimin ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

SPAK pretendon se Bushka ka intimiduar dëshmitarë të thirrur për t’u marrë në pyetje. Konkretisht, sipas hetimeve, ajo ka kontaktuar Ina Goxhajn, ish-drejtoreshë ekzekutive e qendrës “Byl-A”, pasi kjo e fundit ishte thirrur në SPAK.

Sipas akuzës, Bushka e ka thirrur Goxhajn në banesën e prindërve të saj dhe i ka kërkuar të mohonte çdo informacion gjatë dëshmisë në Prokurorinë e Posaçme.

Lini një Përgjigje