
Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje nga vendimi i Gjykatës së Lartë për Ilir Metën, i cili mbeti sërish në burg.
E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Lala tha se seanca në Gjykatën e Lartë ka qenë me dyer të mbyllura dhe rekursi i Metës nuk është pranuar, arsyetimi ende nuk është zbardhur.
"Ka qenë seancë me dyer të mbyllura, ka patur praninë e tre gjyqtarëve. Ish Presidenti pretendonte të hiqej masa e sigurisë arrest me burg, duke arsyetuar se arrestimi ka qenë i paligjshëm dhe banditesk, së dyti nuk ka mundësi për prishje provash dhe intimidim të dëshmitarëve, dhe ai thotë se nuk do ti ikte drejtësisë pasi ai është paraqitur gjithmonë në SPAK. Argumenti i fundit ka të bëjë me fushatën elektorale, thotë se privohet nga aktiviteti politik. Këto ishin argumentet kryesore të Metës.
Prokuroria pretendon se për shkak të sjelljes së zotit Meta, deklaratave që ka bërë dhe nisur nga fakti që shumë dëshmi nuk janë marrë, pretendohet se ekzistojnë kushtet që të qëndrojë në burg. Gjykata nuk e ka pranuar rekursin e zotit Meta, por ende nuk janë zbardhur argumentet për të bërë arsyetimin e vendimit. Nuk ka pasur të pranishëm palët, as prokurorët dhe as zoti Meta. Shqyrtimi është bërë mbi bazën e dokumenteve. Zoti Meta për të shkuar në Strasburg duhet të shkojë në GJK", tha Lala.
Lini një Përgjigje