TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2025, 19:10

Gjykata e Lartë e la në qeli, Demalia për Ilir Metën: Duhet të ketë materiale të forta kundër tij!

Shkruar nga Pamfleti

Gjykata e Lartë e la në qeli, Demalia për Ilir Metën: Duhet

Analisti Ilir Demalia, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhur me dosjen Meta, i cili do të vazhdojë të qëndroj në qeli tha se për sa kohë kjo çështje vijon të shkojë kaq gjatë, do të ketë material të fortë.

Në një intervistë për “Abc News”, Demalia theksoi se drejtësia nuk është normë dhe se ky koncept ndodh vetëm në sistemet totalitare.

Përderisa çështja po shkon kaq gjatë, duhet të ketë ndonjë material të fortë. Mendoj që duhet t’ja lëmë gjyqit. Diskutimet e tjera janë të panevojshme. Ka vend për tu gjykuar edhe drejtësia, por kur të dali e gjithë çështja atëherë do të japim një vendim konkret. Shumë gazetarë lexojnë dosjet para se t’i hetojnë ekspertët. Diskutohen në studio televizive përpara se të hetohen nga prokurorët.

Drejtësia nuk është me normë, nuk ka plan. Plan ka pasur në komunizëm për të futur në burg. Këtu e kanë gabim. Nëse ky ka konceptin me realizim plani për të vendos drejtësinë kjo ndodh në sisteme totalitare. Drejtësia nuk ka shifra”, tha ai.

Lini një Përgjigje