TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2025, 18:43

"Forca Erion"/ Dy politikanë italianë kërkojnë të takojnë Veliajn brenda burgut, por nuk lejohen (Video)

Shkruar nga Pamfleti
"Forca Erion"/ Dy politikanë italianë kërkojnë
Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë mbështetje sot nga dy politikanë italianë.

Lorenzo Grassini dhe Roberto Berardi nga Forza Italia kanë shkuar ta takojnë Veliajn në burgun e Durrësit, por nuk janë lejuar.

Për këtë arsye, me anë të një video, ata kanë shprehur keqardhjen që nuk janë lejuar të takojnë Veliajn.

"Shprehim keqardhjen tonë më të thellë që nuk patëm mundësinë të vizitojmë në burg kryebashkiakun Erion Veliajin.

Megjithatë, dëshirojmë t’i përcjellim atij dashurinë dhe mbështetjen tonë të sinqertë së bashku me të gjithë familjen e Forza Italia, me shpresën që ai të ndihet i mbështetur në këtë moment të vështirë.

Forca Erion", shprehen ata në videon e postuar në Instagram.

Dy politikanët italianë bëjnë një paralelizëm me hetimet dhe gjykimin për skandalin e Tangentopoli, në fillim të viteve 1990 në Itali, i cili zbuloi një rrjet të gjerë ryshfetesh dhe financimesh të paligjshme midis bizneseve dhe partive politike.

"Jemi këtu në Durrës me senatorin Berardi për ti qëndruar pranë kryetarit të bashkisë Erion Veliaj si dhe për të parë kushtet e burgut. Për fat të keq nuk na lanë të hyjmë. Na pritën mirë por na thanë që lejohen takime vetëm me familjarët. Fatkeqësisht, ashtu siç ka ndodhur edhe tek ne, në Itali, paraburgimi është kthyer në një problem, sepse shumë njerëz të politikës burgosen në mënyrë paraprake, për të arritur në disa zgjidhje që sot për sot, nuk na rezultojnë. “Forza Italia” është gjithmonë në favor të garancisë. Pra, në favor të kujtdo që do të duhet të provojë, deri në gjykimin e madh final, pafajësinë e tij. Do të shohim si do të shkojë. Sigurisht, kjo rrjedhë që po merr sot është shumë e ngjashme me atë tonën, në periudhën e Tangentopoli. Shpresojmë që Shqipëria të mos kalojë një situatë të tillë të errët”, tha Lorenzo Grassini.

Jemi kundër paraburgimit.  Këtu duket sikur jemi kthyer në kohët e Tangentopoli-t, kur abuzohej me paraburgimin. Pa folur pastaj, për atë çka mund t’i shkaktojë personit, i cili më pas mund të rezultojë edhe i pafajshëm, e që mund të mos ketë kryer asnjë vepër. Këto janë plagë që ngelin gjatë, përgjatë gjithë jetës. Po, duhet bërë drejtësi, por drejtësi të drejtë. Ne jemi garantues, pra për një drejtësi të drejtë. Deri në një provë të kundërt, të gjithë jemi të pafajshëm”, u shpreh Roberto Berardi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by L???????????????????????? G???????????????????????????? (@lorgras)

Lini një Përgjigje