TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2025, 16:39

“Pëllumba”, si u zbulua rrjeti i trafikantëve në Angli; përgjimi i shqiptarit çoi në kapjen e irakenit

Shkruar nga Pamfleti

“Pëllumba”, si u zbulua rrjeti i trafikantëve në

Tre persona, një iraken dhe dy shqiptarë, janë dënuar me burg në Britaninë e Madhe, si pjesë e një rrjeti që trafikonte njerëz nga vende të ndryshme drejt ishullit.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit, grupi organizonte kalime me varka të vogla nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar.

Pistiëan Jameel me bazë në Birmingham, 55 vjeç, i cili mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar nga Iraku në vitin 2002, mbante kontaktet me persona të ndryshëm. Nga hetimi rezultoi se Jameel ndërmjetësonte për numrin e personave në anijet që transportonin emigrantët, mblidhte pagesat dhe mbante kontakte me grupin e trafikantëve që vepronte në Francën veriore.

Hetuesit e NCA besojnë se Jameel të ketë organizuar dhjetëra udhëtime me varka të vogla nga Franca në Mbretërinë e Bashkuar.

Oficerët e mbikëqyrjes NCA identifikuan Jameel teksa kontaktonte me shqiptarin Artan Halilaj, 39 vjeç, në Perry Barr, Birmingham më 1 shtator 2023.

Ai i dorëzoi Jameel një sasi parash dhe më pas Jameel bëri një telefonatë në të cilën u dëgjua të thoshte se kishte "tre pasagjerë, të gjithë mirë dhe se gjithçka ishte në rregull".

Artan Halilaj, i cili në atë kohë jetonte në Southall, kishte mbërritur vetë me një varkë të vogël nga Belgjika në fillim të atij viti. Ai kërkoi azil, por u zhduk nga hoteli ku supozohej të qëndronte pasi kërkesa e tij po përpunohej nga Home Office.

Artani po organizonte kalimin për të afërmin e tij Fiorentino Halilaj, 25 vjeç, i cili kaloi Kanalin me një varkë të vogël të nesërmen më 2 shtator. Telefoni i tij u mor në posedim nga autoritetet e emigracionit, por më pas iu dorëzua NCA-së. Atje u zbuluan kontaktet me Jameel.

Gjatë ditëve në vijim, oficerët e NCA-së ishin në gjendje të zbulonin një seri bisedash që Jameel kishte me bashkëpunëtorët e krimit, në të cilat ai organizonte kalime për klientët e tij, shpesh duke iu referuar emigrantëve si 'pëllumba' ose 'shkopinj'.

Në një rast ai u ankua se konkurrenca në tregun e kontrabandës së njerëzve po ul çmimet, ndërsa mburrej se kishte bërë të paktën dy milionë dollarë amerikanë për rrjetet e tij kriminale përmes kontakteve të tij.

Nga një bisedë tjetër rezultoi se ai ishte i përfshirë në lëvizjen e një emigranti në Turqi nga Lindja e Mesme dhe pritej të fitonte rreth 10 mijë dollarë amerikanë nga sipërmarrja.

Artani dhe Jameel u arrestuan nga oficerët e NCA në 23 tetor 2023, ndërsa Fiorentino u arrestua të nesërmen në qendrën e paraburgimit të emigracionit ku mbahej.

Telefoni i Jameel-it zbuloi informacione dhe mesazhe që e implikonin atë në të paktën 50 raste të personave që kishin hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla gjatë viteve 2022 dhe 2023.

Artan dhe Fiorentino Halilaj u akuzuan për ndihmën në emigracionin e paligjshëm.

Jameel dhe Fiorentino u deklaruan të dy fajtorë, ndërsa Artani u dënua më 12 nëntor 2024 pas një gjyqi 1 javor në Birmingham Crown Court.

Në të njëjtën gjykatë Jameel u dënua me 4 vjet e 10 muaj burg, Artan Halilaj u burgos me 3 vjet e 6 muaj, ndërsa Fiorentino Halilaj me 2 vjet e 6 muaj.

Lini një Përgjigje