TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2025, 13:55

Arrestimet nga SPAK, komandohet administratori i ri Universitetit Bujqësor

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimet nga SPAK, komandohet administratori i ri Universitetit Bujqësor
Universiteti Bujqësor

Universiteti Bujqësor komandon administratorin e ri të institucionit. Valbona Skënderi do të mbajë këtë detyrë deri në një vendim të formës së prerë për administratorin Edmond Tërthorja, i cili është me masë sigurie ”arrest me burg”.

Administratori i Universitetit është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për  funksionimin financiar të institucionit të arsimit të lartë.

Ky vendim erdhi pas arrestimit të administratorit Edmond Tërthorja dhe 4 punonjësve të tjerë të këtij universitetit, ndërsa për 10 të tjerë u vendos arrest shtëpie e 9 në detyrim paraqitje. Mes tyre zëvendësrektorë, pedagogë, drejtorë prokurimesh e specialist IT.

Arresti me burg u caktua edhe për Pirro Zogun, drejtues i një subjekti privat I dyshuar për veprën “Falsifikimi i dokumenteve”.

9 procedura tenderimi me vlerë 90 milionë Lekë ose 900 mijë Euro, janë gjetur nga SPAK si të dhëna në kundërshtim me ligjin nga zyrtarë të Univeristetit Bujqësor të Tiranës.

Nën hetim për akuzat e shkeljes së barazisë në tendera dhe falsifikim të dokumenteve janë vënë 24 zyrtarë. 5 prej tyre në masën e sigurimit “Arrest në burg” mes tyre edhe administratori i UBT, Edmond Tërthorja.

Për akuzën e shpërdorimit të detyrës, në masën e Detyrimit për tu paraqitur u lanë edhe dy zëvendës rektorët e Univeristetit, Romina Koto dhe Ilir Kapaj.  

Me anë të një njoftmi zyrtar, Prokuroria e Posaçme sqaron se ka përgjuar dhe vëzhguar në terren personat nën hetim dhe në bazë të dokumenteve të sekuestruara për procedurat e tenderit ka arritur të dokumentojë shkeljet.

Duke iu referuar hetimeve të kryera, SPAK zbardh edhe skemën e përdorur që ka çuar në shpalljen si fitues të tenderave 3 kompani private.

“Gjatë hetimit ka rezultuar se të dhënat e përgatitjes së fondit limit,  specifikimet teknike apo termat e referencës dhe hartimi i dokumenteve standarde të tenderit janë kryer nga zyrtarët përgjegjës të autoritetit kontraktor, në bashkëpunim me operatorët ekonomik fitues; “Krijon”sh.p.k, “Zero Group”sh.p.k, dhe “Malvina Visoka PF”.  Në të gjitha procedurat e prokurimit, këta operatorët kanë siguruar oferta ekonomike të falsifikuara, në emër të shoqërive tregtare të tjera, të cilat janë përdorur nga autoriteti kontraktor dhe kanë ndikuar në fryrjen e fondit limit, pa bërë asnjë studim tregu.”

Gjithashtu këto hetime, kanë treguar edhe raste të paracaktimit të fituesve për pajisje dhe mallra të tjera, që i janë vënë në dispozicion autoritetit kontraktor, disa muaj para shpalljes së procedurave të prokurimit.

 

valbona skënderi spak universiteti bujqësor

Lini një Përgjigje