TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2025, 09:15

Gaz Paja shkon në SPAK, aktorit i sekuestrojnë celularin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Gaz Paja shkon në SPAK, aktorit i sekuestrojnë celularin (Video)
Gaz Paja

SPAK i sekuestroi celularin, por aktori u përgjigj me humor pas daljes se 'ishte në kafe me prokurorin dhe pa dashje mori telefonin tim dhe më dha të tijin!'

Aktori i humorit Gaz Paja, është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

I njohur edhe si investitor strategjik për të ndërtuar një resort në Dhërmi, ai është parë mëngjesin e sotëm, 27 Shkurt, teksa hynte në godinën e institucionit të drejtësisë.

Aktori i humorit  është edhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës nga radhët e PS është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm.

Për mediat ai tha se prokurori i mori telefonin.

'Jo isha me prokurorin në kafe, pa dashje mori celularin tim dhe solli të tijin dhe mori të timin. Nuk e njoh prokurorin.'

Nuk dihet ende shkaku i kësaj prezence, por mësohet se aktori ka qenë i pranishëm edhe dy ditë më parë në SPAK.

 

Lini një Përgjigje