TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2025, 22:25

Sulmet ndaj SPAK, gazetari: Rama po ushtron presion që të pengojë arrestimin e njerëzve të tij

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet ndaj SPAK, gazetari: Rama po ushtron presion që të pengojë

Gazetari Arjon Sulo shprehet se Kryeministri Edi Rama është pozicionuar kundër SPAK që me arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, për të mos lejuar më asnjë arrestim të njerëzve të tij.

Sipas tij, kryeministri po e pengon dhe intimidon drejtësinë dhe mesazhin për SPAK e dha në mitingun që bëri me administratën e bashkisë disa ditë më parë.

“SPAK ka 10 standarde me nxjerrjen e dosjeve, Çyrbjas nuk ja nxori dosjen, Tan Hoxhës ja nxori, ka probleme shumë të rënda. Pse Rama po i shfrytëzon këto dhe ku do të dalë? Ai do t’i vërë bllokadë SPAK pas arrestimit të Erion Veliajt që t’i thotë ky është i fundit? Ne lexojmë pengimin që i po i bën drejtësisë, po e pengon, po e intimidon, ka propozuar një konsulencë ndërkombëtare që SPAK ta bëjë mirë hetimin e tenderëve se po ‘na fut të gjithë në një thes’. Mitingu i të enjtes së kaluar ishte antimitingu, dhe mesazhi ishte: ti nuk do arrestosh më asnjë se unë e kam bërë reformën në drejtësi, nuk të lejoj më”, tha Sulo në emisionin Barometri.

 

 

Lini një Përgjigje