
I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e Pamfletit në YouTube, është ish-prokurori Ervin Karanxha. Ai ka komentuar procesin ndaj Erion Veliajt, teksa u ndal dhe te letra anonime e Nesti Angonit. Sipas tij, Nesti Angoni është një njeri brenda PS.
“Letra e Nesti Angonit ka pasur të dhëna shumë të sakta. Nga disa ministri. Ke nga Aviacioni Civil, udhëtimet jashtë shtetit. Ke të dhënat e TIMS që kanë dalë. Ke të Doganave. Edhe ti sa herë ke dalë apo unë, nuk i marrim dot, është dikush i brendshëm. Kemi një Jovan Bregu, një mik që na do të mirën. A duhet verifikuar kjo letra a jo? Po shkove te organet e ndjekjes penale është si te strofka e ariut. Ata e kanë verifikuar dhe ky person ka qenë i brendshëm. Mendoj se Jovan Bregu është brenda PS", tha ai.
Lini një Përgjigje