
I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e Pamfletit në YouTube, është ish-prokurori Ervin Karanxha. Ai ka folur lidhur me karrierën e dyshimtë të Ols Dados, kush është gruaja që e katapultoi në SPAK dhe e vërteta e punës si noter.
Pse ka akuza për prokurorin Dado që ka qenë noter?
-Në bazë të ligjit të kohës, nuk mund të bëhesh prokuror kur vjen nga fusha e noterisë. Pra, nuk ishin kriteret ligjore është bërë në kundërshtim me ligjin. Pyetja që shtrohet është kush e bëri këtë njeri? Kriteri kryesor është të mbarosh shkollën e magjistraturës pra ka një karrierë të dyshimtë. Ai është bërë prokuror nga ish-mikja e tij Ina Rama. Atëherë, në rast se kjo është e vërtetë, tregon se problem nis që në emërim. Sepse nuk mund ta përdorësh detyrën për interesa private. Ky emërim është në kundërshtim me ligjin. Janë shkelur 2 ligje, i Prokurorisë, por edhe ligji për konfliktin e interesit.
Po të shohësh dhe karrierën e Ols Dados rezulton që në vitin 2010 është emëruar në Prokurorinë e Pogradecit, më pas tek Task Forca e Prokurorisë së Tiranës dhe më pas kalon te Prokuroria e Përgjithshme, kalon Vettingun, kalon dhe në SPAK.
Pra nuk ka vjetërsinë sipas ligjit sepse tregon një mosfunksionim të vettingun dhe vë në dyshim SPAK.
Lini një Përgjigje