TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2025, 21:55

Arrestimet në UBT, Martin Leka: Rast me ndjeshmëri publike, SPAK të jetë më transparent

Shkruar nga Pamfleti

Arrestimet në UBT, Martin Leka: Rast me ndjeshmëri publike, SPAK

Analisti Martin Leka ka komentuar zhvillimet më të fundit lidhur me SPAK dhe deklaratat e kryeministrit Rama ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Teksa ka folur për arrestimet e fundit në Universitetin Bujqësor të Tiranës, analisti shprehet për "News 24" se fakti që 24 persona nga fusha e arsimit janë marrë të pandehur me masa sigurie përbën një ngjarje tronditëse për një universitet dhe opinionin në tërësi.

"Të akuzuarit janë akademikë dhe njerëz të shkencës, por procesi duhet të jetë transparent për shkak të ndjeshmërisë së lartë publike që e shoqëron", tha Leka.

Analisti përmendi edhe deklaratën e zv/rektores së universitetit, e cila tha para gjykatës se vepra e saj e vetme ishte se kishte propozuar digjitalizimin e laboratorëve në universitet.

Lini një Përgjigje