TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2025, 21:41

A duhet të dorëhiqet Ols Dado nga çështja? Nga emërimi i dyshimtë te leja e ndërtimit, Ervin Karanxha “zbërthen” prokurorin e Veliajt

Shkruar nga Pamfleti
A duhet të dorëhiqet Ols Dado nga çështja? Nga
Ervin Karanxha

I ftuari i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e Pamfletit në YouTube, është ish-prokurori Ervin Karanxha. Ai ka komentuar procesin ndaj Erion Veliajt, teksa u ndal te përplasjet mes kreut të bashkisë dhe prokurorit Ols Dado.

-Si i keni parë debatet në gjykatë, Veliaj pretendon se prokurori Ols Dado e ka ofenduar...

Në rastin konkret përveç audios së gjykatës, duket se ka regjistrime të bëra edhe nga personat e tjerë. Pretendohet se i është thënë “ndyrësirë”, duhet parë fyerja nëse është bërë nga prokurori duke folur me veten, apo i është drejtuar personit. Në rast se ekziston kjo fyerje, përbën shkelje etike. Mund të ketë masa disiplinore dhe mund të kërkohet largimi i këtij prokurori nga kjo çështje. Gjithashtu duhet një ekspert, një profesionist që të dëgjojë mirë se çfarë është thënë.

-Marrim të mirëqenë se prokurori është profesional, i rrëzojmë për një moment pretendimet e Veliajt, por fakti që po përflitet kaq shumë humbet sensi i profesionalizmit.

Rastet e përjashtimit të prokurorit janë të përcaktuara në ligj. Por unë do shtojë se në këtë rast kemi një shqetësim të kryeministrit që ka pasur pretendime në lidhje me pyetjen e dëshmitarëve. Kryeministri i Shqipërisë është kryetar i qeverisë dhe ka burime të tjera. Kur thotë ai ka ndodhur kjo duhet verifikuar. Po e thotë kryetari i vendit, jo opozita. Duhen verifikuar. Ka një parim të përgjithshëm që vjen dhe nga latinishtja, drejtësia jo vetëm të jepet, por dhe të duket. Pra duhet bindje që është i pandashëm.

-Unë i rrëzova pretendimet...

Duke pasur kaq pretendime, SPAK dhe prokurorët e tjerë që mund ta zëvendësojnë. Mund të ngrihet dhe grup prokurorësh. Janë 20 prokurorë. Me këto pretendime, sipas parimit duhet të duket. Është krijuar bindja se është njëanshmëri, duhet prokuror tjetër.

-Konflikti për lejen e ndërtimit qendron?

Pretendohet se ka shkëmbyer dhe mesazhe. Nëse ke folur në telefon tani... Nuk flitet në telefon me dëshmitarin. Flitet për shkak të procedurës, për shembull më thërret ti. Nëse ka mesazh e kompromenton, duhet të largohet prokurori. Kjo puna e lejes duhet të shihet. Nëse prokurori është interesuar, pasi nëse ai ka ndërhyrë për të marrë leje, kemi konflikt interesi. Por jam i kujdesshëm.

-Pse ka akuza për prokurorin Dado që ka qenë noter?

Në bazë të ligjit të kohës, nuk mund të bëhesh prokuror kur vjen nga fusha e noterisë. Pra, nuk ishin kriteret ligjore, është bërë në kundërshtim me ligjin. Pyetja që shtrohet është kush e bëri këtë njeri? Kriteri kryesor është të mbarosh shkollën e magjistraturës, pra ka një karrierë të dyshimtë. Ai është bërë prokuror nga ish-mikja e tij Ina Rama. Atëherë, në rast se kjo është e vërtetë, tregon se problemi nis që në emërim. Sepse nuk mund ta përdorësh detyrën për interesa private. Ky emërim është në kundërshtim me ligjin. Janë shkelur 2 ligje, i Prokurorisë, por edhe ligji për konfliktin e interesit.

Po të shohësh dhe karrierën e Ols Dados rezulton që në vitin 2010 është emëruar në Prokurorinë e Pogradecit, më pas tek Task Forca e Prokurorisë së Tiranës dhe më pas kalon te Prokuroria e Përgjithshme, kalon Vettingun, kalon dhe në SPAK. Pra nuk ka vjetërsinë sipas ligjit sepse tregon një mosfunksionim të Vettingut dhe vë në dyshim SPAK.

 

Lini një Përgjigje