TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2025, 21:50

A jemi Republikë prokurorësh? Karanxha: SPAK po hedh valle, ia dhanë vetë kompetencat

Shkruar nga Pamfleti

A jemi Republikë prokurorësh? Karanxha: SPAK po hedh valle, ia

SPAK duhet të shohë çështjet e mëdha, ato përbëjnë prioritet, në mënyrë që opinioni publik të jetë i sqaruar, tha ish-prokurori Ervin Karanxha në emisionin “Të Pashoq”.

Karanxha tha se një nga dosjet sensitive është ajo që njihet si McGonigal, ku në SHBA ka përfunduar hetimi dhe gjykimi, ndërsa në Shqipëri dosja është në sirtar.

Karanxha u pyet nëse jemi kthyer ose jo në një Republikë Prokurorësh, ndërsa u shpreh se në vitin 2016, reforma u miratua me 140 vota.

“SPAK u zgjodh nga vetë këta, ia dhanë kompetencat që ai po ushtron, ndaj sot s’mund të ankohen. S’mund të themi që jemi Republikë prokurorësh, pasi në fund të fundit ia dhanë çdo kompetencë me 140 vota, ndaj edhe sot SPAK hedh valle”, tha Karanxha.

Ai vlerësoi gjithashtu kreun e SPAK, Altin Dumani, për të cilin tha se kanë punuar sëbashku në Prokurorinë e Tiranës. “Është një prokuror korrekt, këmbëngulës, i shkon deri në fund hetimeve”, tha Dumani.

 

Lini një Përgjigje