TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Shkurt 2025, 22:14

“Të mos e demonizojmë Soros”, Kulluri: Gaz Bardhi ka marrë miliona prej tij

Shkruar nga Pamfleti

“Të mos e demonizojmë Soros”, Kulluri: Gaz Bardhi ka

Zyrtari i “Djathtas 1912” Edvin Kulluri tha se nuk duhet demonizuar Sorosi për reformën në drejtësi, pasi ajo është inspiruar nga ekspertiza e shteteve amerikane dhe gjermane.

Sipas tij, Sorosi goditet në ditët e sotme për motive politike të momentit për të hequr vëmendjen nga dështimet e opozitës, ndërsa shtoi se një nga personat e “paguar” prej filantropit është pranë Sali Berishës.

“Nuk do të thotë të demonizojmë Sorosin, sepse reforma në drejtësi është inspiruar dhe arkitektura e saj është ndërtuar në bazë të ekspertizës së shteteve, amerikan, gjerman. Unë kam qenë në takime me KE për reformën në drejtësi në vitin 2016 dhe kur vjen drejtori për zgjerim dhe flet për këtë çështje nuk është ushtar i Soros. E ke me video Soros që falenderon Berishën që mori njerëzit e tij në PD.  Gazment Bardhin, Sorosi e ka paguar. Kjo lufta me mullinjtë e erës për të hequr nga vëmendjen nga dështimet e PD... Edi Rama ka përfituar nga gabimet e PD e kalbur, të cilës i tha ‘bye bye’ se nuk bën më”, tha Kulluri për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje