TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Shkurt 2025, 18:12

Të rinjtë përdorues të lëndëve narkotike, 65 për qind raportojnë se i përdorin për ‘çlodhje’

Shkruar nga Pamfleti

Të rinjtë përdorues të lëndëve narkotike, 65

Të rinjtë në Ballkanin Perëndimor, janë pëdorues të kanabis. Kjo lëndë narkotike, ishte përgjigja më e shpeshtë, ndjekur nga medikamentet antidepresive pa recetë me 22% dhe kokaina me 21%.

Mbi 65% e atyre që raportuan përdorimin e kanabisit deklaruan se e kishin përdorur “për të reduktuar stresin” ose “për t’u çlodhur”.

Agjensia Europiane e Drogës, nxorri në pah të dhënat, pjesë e së cilës ishin të rinj mbi 18 vjeç, nga Shqipëria, Bosnja Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, raporton "Euronews Albania".

Vetëm 3%, kishin marrë trajtim për ndalimin e lëndëve narkotike. Anketa u zhvillua në 30 gjuhë midis majit dhe korrikut të vitit 2024 dhe përfshiu sipas Agjencisë mbi 66000 evropianë nga 31 vende që iu përgjigjën pyetjeve përmes internetit.

Rreth 84% e të anketuarve që raportuan përdorimin e substancës narkotike “ekstazi”, të cilën e kishin gjetur në festivale dhe mbi 50% që raportuan përdorimin e kokainës, amfetaminës dhe ketaminës, deklaruan se i kishin përdorur këto substanca “për argëtim”. Kokaina më së shumti përdorej në bare ose klube.

Lini një Përgjigje