TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Gusht 2023, 17:33

Ilir Beqaj dhe Kumbaro fjetën në shtëpinë e Ilir Rrapajt në Itali, zv/ministri i LSI mori 400 mijë euro në emër të Metës; roli i Agaçit dhe Ruçit

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Beqaj dhe Kumbaro fjetën në shtëpinë e Ilir Rrapajt

SPAK ka ‘ulur stekën’ me hetimet e deritanishme për aferën 100 milionë euro të sterilizimit, duke mos ndjekur paratë si në rastin e Arben Ahmetajt.

Në pranga kanë rënë vetëm për mashtrim dhe shpërdorim detyre zbatuesit e skemës së zhvatjes së parave publike, si biznesmeni Ilir Rrapaj, ish zëvendësministri Klodian Rrjepaj, duke mos prekur kokat e aferës.

Në fushën e tendera dhe koncensioneve, nuk ka asnjë kuptim shpërdorimi i detyrës dhe falsifikimi pa veprën penale të korrupsionit. Për çfarë arsye do shpërdorohej detyra, nëse nuk do të përfitonin para?!

Megjithatë, SPAK thotë se hetimet vijojnë.

Bazuar në burime të kryqëzuara, fakte të njohura botërisht dhe prova, Ilir Beqaj është koka e aferës së koncensionit të sterilizimit.

Nuk dihet se sa SPAK ka avancuar me hetimet, por Ilir Rrapaj është një personazh i besuar dhe shok i ish ministrit Ilir Beqaj.

Madje, para se të finalizohej afera, Ilir Beqaj ka darkuar dhe fjetur disa herë në shtëpinë e Ilir Rrapajt në Itali, në një zonë pranë Riminit.

Madje, burime serioze, thanë se në një rast, Ilir Beqaj ka darkuar dhe fjetur në shtëpinë e Ilir Rrapajt, bashkë me ministren Mirela Kumbaro. Udhëtimi dhe kontaktet mund të vërtetohen lehtësisht përmes sistemit TIMS dhe tabulateve telefonike.

Në këto darka, me shumë gjasa, është bërë pazari për koncensionin korruptiv, me fitues Ilir Rrapaj, pronar i kompanisë fantazmë duhani dhe ndërtimi, duke futur në lojë edhe disa italianë.

Madje, në nëntor të vitit 2015, gazetari Elton Qyno, në një investigim për BIRN zbuloi lidhjet e Ilir Beqajt me Ilir Rrapajn.

Ish ministri në atë kohë fillimisht i mohoi njohjet me emigrantin e Italisë, por vetëm pasi agjensia Birn i zbuloi fotot e përbashkëta, Beqja e ndryshoi versionin.

Ashtu si Ahmetaj, Ilir Beqaj ka gjetur një të besuar të tij, Ilir Rrapajn, për të mbuluar biznesin e sterilizimit me para publike.

Burimet thonë se Ilir Beqaj ka marrë 10 milionë euro, para të cilat i ka investuar në pasuri të paluajtshme si dhe po i pastron me biznese.

Prapaskena mëson se koka e dytë e aferës është sekretari i Përgjithshëm i qeverisë, Engjëll Agaçi.

Agaçi bllokoi në qeveri miratimin e koncensionit 100 milionë euro, të Ilir Beqajt dhe Ilir Rrapajt.

Në këto kushte, Ilir Rrapaj, i cili shoqërohej nga dhëndri i Gramoz Ruçit, arrin të gjejë lidhjet me Engjëll Agaçin, përmes disa të afërmve të Agaçit në Roskovec.

Pas ndërhyrjeve, Engjëll Agaçi dhe Ilir Rrapaj janë takuar duke arritur një pazar. SPAK të verifikojë tabulatet e Agaçit dhe Ilir Rrapajt, pse Agaçi duhej të fliste me fituesin e koncensionit, pse e bllokoi koncensionin dhe çfarë ndikoi që e firmosi më pas.

Prapaskena mëson se Agaçi ka marrë 25 % të koncensionit në këmbim të miratimit. SPAK të hetojë se cilat kompani ka nënkontraktuar Ilir Rrapaj dhe italianët për shërbimin e transportit të mbetjeve dhe pajisjeve spitalore në furrat e diegies dhe sterilizimit, si dhe çfarë lidhjesh ka kompania e nënkontraktuar me Agaçin.

Prapaskena mëson se pjesa e Agaçit është 25 milionë euro, histori për të cilën do të flasim më në detaje në vijim.

Kur u finalizua koncensioni në 2015, Edi Rama qeveriste bashkë me Ilir Metën.

Kreu i LSI, Ilir Meta, kontrollonte dhe merrte pjesë në çdo aferë të degëve të qeverisë, përmes zëvendësministrave të tij.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, ishte caktuar nga Ilir Meta, edhe pse ky i fundit tha sot se nuk e njihte.

Rrjepaj, i arrestuar gjithashtu nga SPAK, mësohet se ka marrë paradhënie 400 mijë euro nga Ilir Rrapaj për të firmosur.

Në atë kohë, Rrapaj i ka mbledhur paratë hua nëpër miq. Rrjepaj ka pretenduar se paratë i donte Ilir Meta.

Nuk dihet nëse Rrjepaj ia ka dhënë paratë Metës apo i ka mbajtur për vete, duke e përdorur Metën si instrument për pazar.

Por, Ilir Meta nuk mban as 24 orë asnjë drejtor, ministër apo zëvendësministër, nëse nuk çonin përqindjet çdo javë tek çifti i partisë.

Fakti që as Meta dhe as Monika Kryemadhi, nuk e kundërshtuan koncensionin, krijohen dyshimet se paratë i kanë marrë.

Nuk dihet nëse SPAK ka hetuar paratë që Ilir Rrapaj ka tërhequr pasi ka fituar koncensionin dhe ku kanë përfunduar këto para.

Prapaskena mëson gjithashtu se Ilir Rrapaj ka jetuar me qira në ish Bllok, pranë godinës së LSI, të cilën Meta e ka kaluar në emrin e shokut të tij, Muharrem Berisha, të cilin edhe e ka dekoruar.

Sapo fitoi koncensionin, Ilir Rrapaj bleu shtëpi luksoze tek Liqeni i Thatë.

Ilir Rrapaj ka lidhje të forta me ish ministrin e LSI për Bujqësinë, Edmond Panaritin.

Rrapaj dhe Panariti kishin planifikuar të nisnin një biznes për mbjellje duhani nga Librazhdi deri në Korçë. Panariti do t’i jepte toka bujqësore Rrapajt për të mbjellë duhan.

Plani u bllokua nga Monika Kryemadhi përmes Vojo Bregut, i cili kontrollonte Panaritin me urdhër të Metës. Monika kërkonte 50 % të fitimit./Prapaskena

ilir beqaj mirela kumbaro ilir rrapaj meta agaci ruci

Lini një Përgjigje