TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Gusht 2023, 15:36

Klodiana Lala zbulon detaje: Rjepaj dhe Rrapaj ishin shokë shkolle, mashtronin insititucionet duke mos deklaruar njohjet e tyre

Shkruar nga Pamfleti

Klodiana Lala zbulon detaje: Rjepaj dhe Rrapaj ishin shokë shkolle,

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me çështjen e koncesionit të sterilizimit ku me urdhër të SPAK u arrestua ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj si dhe u dha masa për 6 zyrtarë të tjerë.

Lala tha se biznesmeni Ilir Rrapaj dhe ish-zv.ministri Klodian Rjepaj, ishin shokë shkolle, teksa shtoi se të dy mashtronin institucionet duke mos deklaruar njohjet e tyre. Ajo tha gjithashtu se brenda qendrës spitalore u ngrit një qendër sterilizimi e cila nuk u vu në përdorim.

“Hetimi ka nisur tre vite me parë në bazë të një kallëzimi nga nisma ‘Thurje’. Më herët Prokuroria e Tiranës si kishte dyshuar hetimet duke pretenduar se nuk ka pasur shkelje në rastin e zotit Rjepaj. Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve.

Rjepaj dhe Rrapaj nuk kanë deklaruar se nuk kanë pasur njohje të mëparshme me njëri-tjetrin apo konflikt të mëparshëm. Ata kanë qenë shokë shkolle dhe kryenin udhëtime bashkë. Rreth dy vite më parë Neës24 zbuloi se mjekëve u ishin dhënë urdhër të mos kishte operacione pasi ishte tejkaluar buxheti. Ndërkohë skandali ishte më i madh. Ata deklaruan në vitin 2016 se ishte e rëndësishme dhënia e këtij koncesioni, ndërkohë problematika nisi më vonë.

U vu në dispozicion një qendër e re sterilizimi, por nuk u vu në punë. U ngrit e kredi nga titullarët e institucionit. Iu vu në dispozicion Ilir Rrapos i cili ishte mik me Rjepaj dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj”, tha Klodiana Lala për “News 24”.

klodiana lala arrestim spak sterilizim

Lini një Përgjigje