TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Gusht 2023, 13:51

U arrestua me urdhër të Speciales, dëshmia e ish-anëtarit të UÇK: I shërbeva Kosovës, po i bëni qejfin Serbisë!

Shkruar nga Pamfleti

U arrestua me urdhër të Speciales, dëshmia e ish-anëtarit

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masa ‘arrest me burg’ për Dritan Goxhajn. Vendimi u mor nga gjyqtari Genci Shala. Ish-anëtari i UÇK-së, i cili u arrestua në Tiranë me urdhër të Gjykatës SpecialE ai tha se nuk kishte kryer asnjë krim.

“Nuk kam kryer asnjë krim. I kam shërbyer me mendje e zemër vendit tim dhe Kosovës. Çfarë kam bërë që të arrestohem për hatër të Serbisë?”, tha ai para togave të zeza.

Ndërkohë, avokati Bashkim Nikolla tha se kërkesa për ekstradim është tërësisht politike.

“Kërkesa për ekstradim është tërësisht politike dhe për t’u bërë qejfin Serbisë. Bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat.”, tha ai.

Avokati apeloi masën ‘arrest me burg’ për Goxhajn, që u vendos më herët nga gjykata, por kjo gjë u refuzua.

Ky është urdhër arresti i radhës nga Gjykata Speciale për ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Më herët kjo gjykatë ka dërguar në pranga politikanë të lartë të Kosovës, mes tyre udhëheqësit e luftës, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët vijojnë ende të jenë në qeli.

dritan goxhaj

Lini një Përgjigje