
Masat e sigurisë për hetimet për koncesionin e sterizilimit janë firmosur më 23 qershor të këtij viti nga gjyqtari Erjon Bani. Një ditë më para ka qenë prokurori i çështjes Edvin Kondilli i cili ka kërkuar që të ekzekutohen masat e sigurisë.
Sa i përket fituesit të koncesionit Ilir Rrapaj, burime thonë se ai kishte refuzuar të paraqitej vullnetarisht për të dëshmuar në SPAK, ndaj do të dërgohet me polici. Ai është pronar i kompanisë Investital LLC së bashku me një grup kompanish italiane ku Rrapaj kishte 40 për qind të aksioneve.
Kontrata u firmos në dhjetor 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja dhe kompanisë koncesionare SaniService –aksionerët e së cilës janë Investital LLC dhe kompanitë italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.
Ilir Beqja, ish ministër i Shëndetësisë, rreth një muaj më parë u thirr në SPAK dhe u pyet nga prokurori Edvin Kondilli në lidhje me dhënien e koncesionit të sterilizimit. Beqaj, u mbaj për më shumë se 8 orë në prokurorinë e Posaçme, ndërsa ishte thirrur si një person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, e jo si i pandehur. Për të njëjtin hetim është pyetur për 3 herë rresht, ish-zv.ministër i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe anëtarë të komisionit që kanë vlerësuar procedurat e tenderëve.
Hetimi për koncesionin e sterizlimit ka nisur në vitin 2020, dhe ishte padia e parë që u depozitua në SPAK, fill pas ngritjes së Prokurorisë së Posaçme.
Lini një Përgjigje