TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Gusht 2023, 09:29

Urdhër-arrestet e SPAK për Sterilizimin, mes të ndaluarve edhe shefi i Kirurgjisë në QSUT

Shkruar nga Pamfleti
Urdhër-arrestet e SPAK për Sterilizimin, mes të ndaluarve edhe
Shefi i kirurgjisë, Arben Gjata

Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë, Arben Gjata është një ndër të 8 arrestuarit nga SPAK për koncensionin e sterilizimit. Ndaj tij është caktuar masa detyrim paraqitje.

Gjithsej janë lëshuar 8 urdhër arreste me vendim gjykate. 2 prej tyre në burg, 2 arrest shtëpie dhe 4 detyrim paraqitje. Mes të ndaluarve është dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Ndalimet janë bërë lidhur me dosjen e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë për të cilën SPAK ka hetuar prej më shumë se tre vite. Denoncimi asokohe është bërë nga “Nisma Thurje”.

Masat që ka caktuar SPAK për zyrtarët e MSH-së, të cilët akuzohen për ‘Falsifikim’ dhe ‘shpërdorim detyre’:

Arrest me burg
Klodjan Rjepaj, ish-zëvendësministri i Shëndetësisë
Ilir Rrapaj, ka akuzën e mashtrimit

Arrest shtëpie

Saimir Kadiu drejtor ekonomik
Marsela Serjanaj drejtoreshe juridike

Detyrim paraqitje
Arben Gjata
Pertef Mersini
Genc Burazeri
Naile Ajazi

urdhër-arrestet e spak për sterilizimin

Lini një Përgjigje