TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Gusht 2023, 16:00

Afera me sterilizimin, gazetarja Lala: Hetimi nuk është i plotë pa vënien para përgjegjësisë të Beqajt

Shkruar nga Pamfleti

Afera me sterilizimin, gazetarja Lala: Hetimi nuk është i plotë

Ish-zv.ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj u arrestuan me urdhër të SPAK për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milion euro. GJKKO caktoi masa sigurie edhe ndaj 6 personave të tjerë, zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të tenderit të sterilizimit.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me dy të arrestuarit për koncensionin e sterilizimit.
Ajo tha se Rrapaj dhe Rrjepaj kishin një miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin dhe sipas saj ata kanë mashtruar institucionet duke mos deklaruar njohjet. Lala u shpreh se do të investohej për 18 qendra të tjera sterilizimi në disa rrethe.

Më tej gazetarja thekson se ky hetim nuk është i plotë pa vënien para përgjegjësisë së Beqajt pasi Gjykata ka orientuar Prokurorinë në lidhje me hetimin duke thënë se në akte mund të ketë elementë të veprës penale për zyrtarë të lartë duke përmendur edhe emrin e ish-ministrit Ilir Beqaj.

“Ilir Rrapaj kishte miqësi të ngushtë me Klodian Rjepajn. Janë mashtruar institucionet duke mos deklaruar njohjet. Do të investohej edhe 18 qendra sterilizimi në rrethe. Ky nuk është hetim i plotë.

Gjykata ka miratuar kërkesat e prokurorit për 8 masat e sigurisë. Gjykata e orienton prokurorinë në lidhje me hetimin dhe i thotë se në disa akte mund të ketë elementë të veprës penale për zyrtarë të lartë si Beqaj.
Hetimi nuk është i plotë pa vënien para përgjegjësisë të Beqajt”, ka thënë ajo.

klodiana lala beqaj sterilizim tender

Lini një Përgjigje