TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2024, 22:35

Ilaçet e importuara, Alimehmeti: KLSH ka zbuluar se Agjencia e Barnave nuk ka bërë asnjë analizë vitet e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Ilaçet e importuara, Alimehmeti: KLSH ka zbuluar se Agjencia e Barnave

Mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Kontrolli i Lartë i Shtetit në një raport të vetin mbi Agjencinë e Barnave, ka rezultuar se vitet e fundit nuk ka bërë asnjë analizë të barnave të importuara.

Në një intervistë për emisionin “Open” në “News 24”, ai deklaroi se analiza e fundit e kryer datonte në 2019.

Raporti i KLSH-së thotë se për 11 muaj resht, Agjencia e Barnave nuk ka bërë asnjë analizë. Në 2014, ka kryer 408 analiza, në 2018, ka shkuar në 169. Në 2019, 68 analiza. Analiza e fundit është kryer në muajin tetor të të njëjtin vit dhe pas kësaj periudhe nuk ka më analiza. E vetmja garanci që kërkojmë ne është certifikimi i agjencive ndërkombëtare”, tha Alimemeti.

alimehmeti

Lini një Përgjigje