TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2024, 22:25

Çështja e '21 Janarit', Gjergj Zefi: PS-ja i ka amnistuar fajtorët!

Shkruar nga Pamfleti

Çështja e '21 Janarit', Gjergj Zefi: PS-ja i ka amnistuar

Në kanalin e YouTube të “Pamfletit” ka startuar sot “Të Pashoq”, një “podcast” me fokus zhvillimet aktuale, politike e sociale në Shqipëri, Kosovë e kudo ku është lajmi! Të ftuar të njohur, që do të vijnë çdo javë me një analizë ndryshe e të guximshme!

I ftuari i parë ishte, Editori i “Pamfletit”, Gjergj Zefi, i cili foli edhe sa i takon çështjes së 21-janarit, ku tha se qeveria Rama duket se i ka amnistuar fajtorët!

Gjergj Zefi: 21 janari pse lindi? Lindi për shkak të korrupsionit të Ilir Metës. Protesta nisi për bllokun. E ti ca na thua? Na thua se Berishën e kemi pas mureve të shtëpisë dhe kemi arritur suksesin. Ti erdhe që vendi të mos kishte korrupsion, që vendi të kishte prosperitet. Çfarë po bën ti tani? E ke ngritur korrupsionin në sistem.

-D.m.th. fajtor deri diku për moszbardhjen e 21 janarit qendron mbi kryeministrin, pasi ka 10-vite në pushtet dhe mund të kishte servirur çdo lloje prove? Sepse ai një protagonist të 21-janarit e bëri dhe kryebashkiak.

Gjergj Zefi: Nuk është fjala se kush e ka fajin. Te 21 janari faji është i dukshëm. Ke gjuajtur me armë njerëz të cilët nuk kanë qenë të armatosur.

Jo flas se i kërkon llogari drejtësisë, njëjtë si Prokurorisë së Tiranës së cilës i tha se po mban peng dosjen!

Gjergj Zefi: Ajo është demagogji, fakti që shkon në Gjykatën Ndërkombëtare dhe kërkon të paguhen para për këtë çështje, tregon se ti e ke amnistuar fajin. Momenti që ti qëllon mbi njerëz që nuk kanë armë, bie komplet sistemi, te ministri i Brendshëm Basha, te kryeministri Berisha, të cilët kanë kryer vepër penale. Kanë urdhëruar të qëllohet mbi njerëz që s'kishin armë. Pjesa tjetër është pse u ngritën ata njerëz që të mos ketë korrupsion dhe çfarë kemi sot, korrupsion në shkallën më të lartë!

zefi 21-janari

Lini një Përgjigje