
Në kanalin e YouTube të “Pamfletit” ka startuar sot “Të Pashoq”, një “podcast” me fokus zhvillimet aktuale, politike e sociale në Shqipëri, Kosovë e kudo ku është lajmi! Të ftuar të njohur, që do të vijnë çdo javë me një analizë ndryshe e të guximshme!
I ftuari i parë ishte, Editori i “Pamfletit”, Gjergj Zefi, i cili foli për situatën politike në vend dhe për mënyrën se si PS-ja ka qeverisur vendin në këto 3 mandate në pushtet.
“Bilancin mund ta kërkoni fare mirë te CENSI. Pra shpopullimi i Shqipërisë është mëkati më i madh që po i bën kjo qeveri, këtij vendi. Ky shpopullim nuk është i rastit. Njerëzit nuk po ikin as për çështje financiare, po ikin vetëm për pak qetësi në administrimin e shtetit. Dhe kur ti shikon se ti jeton në një vend që 17 VKM miratohen brenda një paradite, kupton se s’ke çfarë kërkon më këtu.
Pra dmth, gjithë klasa politike, gjithë establishmeti, e gjithë statura e shtetit është në shërbim të njerëzve të cilët bëjnë biznes”, tha Zefi.
-Është edhe pak paradoksale, sepse sa shumë skandale janë denoncuar në një dekadë për qeverinë e Ramës, sa herë ka zgjedhje, ai konfirmohet edhe më fuqishëm?
Gjergj Zefi: Çelësi është mungesa e një alternative përballë kampit që është në pushtet. Çelësi është te demagogjia e madhe në të cilin ka ndërtuar pushtetin Edi Rama.
Pra duket se dhe shqiptarët ecin me logjikën të zgjedhin të keqen më të vogël?
Gjergj Zefi: Për sa kohë ne ecim me idenë të zgjedhim të keqen më të vogël përfundojmë gjithmonë e më keq. Nganjëherë e keqja më e madhe është më e mirë se e keqja më e vogël. Siç thotë ajo shprehja "ishim mirë kur ishim keq". Në qoftë se ti nuk i shkon deri në fund kësaj të keqeje, nuk ke mundësi të ringrihesh.
-Për gjithçka ka ndodhur, kryeministri Edi Rama s’gjen asnjë faj te vetja, gjatë gjithë kohës ai thotë se të tjerët i kanë ngrenë "dardhat pas shpine". A është në kushtet Rama që njëherë të vetme të mbajë përgjegjësi, apo skandalet nuk kanë qenë në përmasat dhe rrethanat që ai të kryejë një akt të tillë?
Gjergj Zefi: Kryeministri gjykohet politikisht. Nuk mendoj se një kryeministër mund të thotë se të tjerët kanë ngrënë "dardha pas shpinës" sime. Pasi kjo është politike, ti ke ardhur në qeveri. Unë kryeministrin s'e gjykoj si administrator që organizon shtetin, jo, është një njeri politik. Legjislacioni e organizon shtetin.
Dhe në rast se stafi yt të del i korruptuar, kryeministri ka faj politik. Nëse ti erdhe për të administruar vendin me një staf, dhe ky staf po të del se është i prekur nga korrupsioni, ti duhet të ikësh, të japësh dorëheqjen. Pastaj çështjet penale zgjidhen nga drejtësia./Pamfleti
Lini një Përgjigje