TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2024, 21:40

“Të Pashoq”/ Gjergj Zefi: Berisha kapitull i mbyllur, e keqja vendit po i vjen sot

Shkruar nga Pamfleti

“Të Pashoq”/ Gjergj Zefi: Berisha kapitull i mbyllur, e keqja

Në kanalin e YouTube të “Pamfletit” ka startuar sot “Të Pashoq”, një “podcast” me fokus zhvillimet aktuale, politike e sociale në Shqipëri, Kosovë e kudo ku është lajmi! Të ftuar të njohur, që do të vijnë çdo javë me një analizë ndryshe e të guximshme!

Nën moderimin e Edjona Dervishit, do të trajtohen tema nga më të ndryshmet, sidomos sa i takon zhvillimeve politike në vend.

I ftuari i sotëm është editori i "Pamfletit", Gjergj Zefi, i cili po flet mbi zhvillimet politke dhe jo vetëm. Ai ka komentuar situatën politike, duke u ndalur fillimisht te rasti i Berishës.  

-Jo vetëm viti që lamë pas, por edhe pjesa e parë e këtij viti ka qenë kryelajm situata me ish-kryeministrin Berisha. Ai ndodhet në masë sigurie arrest shtëpiak. Një çështje shumë e diskutuar, por publiku është i ndarë në dy pjesë. Ka nga ata që janë skeptikë ndaj SPAK se si ka vepruar në rastin konkret, ka dhe nga ata që e shohin si shpresë të madhe. Cila është analiza juaj?

Gjergj Zefi: Të them të drejtën nuk më ka shkuar kurrë mendja para 20-viteve se do të vinte dita që më 2024 të flasim prapë për Berishën. Unë e cilësoj kapitull të mbyllur. Qasja ndaj tij është tjetër. Ka njerëz që e cilësojnë si perëndi, ka që e konsiderojnë si "djalli me brirë". Për mua nuk ka rëndësi. E rëndësishme është që ne të jemi të hapur ndaj çdo procesi gjyqësor, jo vetëm ndaj Berishës, por ndaj çdo personi. E konsideroj Berishën si një fuçi që marinarët e hedhin në det për të larguar peshkaqenët. Nuk mendoj se është koha të merremi me Berishën. Ai i takon drejtësisë. Të flasim sot, por dhe po ju fute gjykimit në lidhje me akuzat janë pak apo ngjasojnë me akuzat që i bëheshin Nexhmije Hoxhës për kafetë në vitin 1994. Nuk mendoj që Berisha të...

-Të jepte llogari për këtë dosje?

Gjergj Zefi: Jo, ai mund të japë llogari për të gjitha dosjet të cilat ka vepruar gabim, por nuk është ky thelbi. Berisha i ka bërë një dëm të madh këtij vendi. Ka shkatërruar ëndrrën e shqiptarëve. Erdhi në pushtet me një ëndërr të madhe dhe ne dështuam me ndërtimin e demokracisë. Dhe sot kemi një demokraturë, një demokraci të hedhur me kokë poshtë dhe po e përdorim Berishën për të larguar vëmendjen nga ngjarja kryesore që është dënimi i klasës politike që është në pushtet. Çfarë ka kaluar do shkojë atje ku e ka vendin dhe nuk duhet harrur se dëmi po bëhet sot.  

-Është edhe pak paradoksale, sepse sa shumë skandale është denoncuar në një dekadë për qeverinë e Ramës, sa herë ka zgjedhje, ai konfirmohet edhe më fuqishëm?

Gjergj Zefi: Çelësi është mungesa e një alternative përballë kampit që është në pushtet. Çelësi është te demagogjia e madhe në të cilin ka ndërtuar pushtetin Edi Rama.

-Pra duket dhe shqiptarët ecin me logjikën të zgjedhin të keqen më të vogël?

Gjergj Zefi: Për sa kohë ne ecim me idenë të zgjedhim të keqen më të vogël përfundojmë gjithmonë e më keq.  Nga një herë e keqja më e madhe është më e mirë se e keqja më e vogle. Siç thotë ajo shprehja ishim mirë kur ishim keq. Në qoftë se ti nuk shkon deri në fund kësaj të keqes nuk ke mundësi të ri ngrihesh.  

-Për gjithçka ka ndodhur, kryeministri Edi Rama s’gjen asnjë faj te vetja, gjatë gjithë kohë ai thotë se të tjerët i kanë ngrenë dardhat pas shpine. A është në kushtet  Rama që një herë të vetme të mbajë përgjegjësi, apo skandalet nuk kanë qenë në përmasat dhe rrethanat që ai të kryej një akt të tillë?

Gjergj Zefi: Kryeministri gjykohet politikisht. Nuk mendoj se një kryeministret mund të thotë se të tjerët kanë ngrënë dardha pas shpinës time. Pasi kjo është politike, ti ke ardhur në qeveri. Unë kryeministrit se gjykoj si administrator që organizon shtetin, jo, është një njeri politik. Legjislacioni e organizon shtetin.

Dhe në rast se stafi yt të del i korruptuar, kryeministri ka faj politik, nëse ti erdhe për të administruar vendin me një staf, dhe ky staf po të del se është i prekur nga korrupsioni, ti duhet të ikësh, të japësh dorëheqjen. Pastaj çështje penale zgjidhen nga drejtësia.

Lini një Përgjigje