TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2024, 20:26

Përjashtohet përfundimisht nga sistemi gjyqësor Arjana Caco, gjyqtarja e “21 janarit”

Shkruar nga Pamfleti

Përjashtohet përfundimisht nga sistemi gjyqësor Arjana Caco,

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka përjashtuar përfundimisht nga sistemi gjyqësor, Arjana Cacon, një nga gjyqtaret që ka qenë pjesë e trupit gjykues në proçesin e 21 Janarit.

KPA ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të datës 7 tetor 2022.

Gjyqtarja rezultonte me probleme në justifikimin e pasurisë.

Gati dy vite më pas trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin.

“Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit  nr. 570, datë 07.10.2022 që i përket subjektit të rivlerësimit, znj. Arjana Gumbardhi (Caco)”, thuhet në njoftimin e KPA.

Në 8 shkurt të vitit 2013, trupi gjykues i shkallës së parë, i kryesuar nga Besnik Hoxha, me anëtarë Ariana Cacon dhe Ardiana Bera, shpalli të pafajshëm Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, për të cilët prokuroria kërkonte 23 vite burg për Prendin dhe 25 për Llupon, për vrasjen e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit në protestën e 21 Janarit 2011.

 

arjana caco 21 janari vettingu

Lini një Përgjigje