TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2024, 17:32

“Drejtësia kontrollohet nga SHBA”, Mërtiri: Vonesa e hetimit ndaj Berishës, pasojë e influencës së tij në SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

“Drejtësia kontrollohet nga SHBA”, Mërtiri: Vonesa e

Analisti Ergys Mërtiri ka deklaruar se vonesa për hetimin e Sali Berishës vjen nga influenca që ky i fundit ka në Prokurorinë e Posaçme.

Në një lidhje me ‘Skype’ për ‘News 24’, Mërtiri e argumentoi këtë me faktin se Berisha është një ndër dy personat më influencë në Shqipëri në tri dekadat e fundit.

Ndërsa sa i takon akuzave se SPAK po ndjek penalisht Berishën me regji, ai deklaroi se kjo regji po dirigjohet nga SHBA.

Ende mund të themi që SPAK-u është shumë larg së qeni një prokurori në vendet evropiane, por gjithsesi është shumë larg asaj që ka qenë. Prokuroritë e mëparshme nuk hetonin jo vetëm qeverinë por as opozitën. Përgjatë këtyre 33 viteve, kemi pasur një pakt të heshtur midis pozitës dhe opozitës. Të dyja silleshin si një e tërë. Madje, shohim që shumë njerëz të tyre pasqyrohen kur janë në opozitë.

Ky sulm që po bën SPAK-u nuk është sulm ndaj opozitës, por ndaj sistemit. Me ritëm që po ecën dhe nëse do të fuqizohet nuk do të jetë e largët dita kur ajo do të godasë edhe Ramën. Ardhja e zt.Dumani ka trazuar shumë gjëra dhe ka ndodhur pas një përballje mes ambasadës amerikane dhe Edi Ramës, çka do të thotë se SPAK nuk është nën kontrollin e Edi Ramës.

Nëse ka një regji është përtej oqeanit. Po të kujtoni përballjen me Ramën dhe zonjën Kim. Vonesa e hetimit ndaj zt.Berisha vjen edhe nga influenca e zt.Berisha ka mbi SPAK por edhe për shkak të Edi Ramës që është i interesuar që Berisha të mos dënohet, për të mos i hapur rrugën dominosë që mund të përfundojë tek ai”, tha ai.

mërtiri

Lini një Përgjigje