TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2024, 16:47

S’kanë fund bëmat e mikut të Ramës, flet e dashura e McGonigal: Ishte i varur nga seksi, si mori tufa me para nga Agron Neza!

Shkruar nga Daily Mail
S’kanë fund bëmat e mikut të Ramës, flet e dashura e
Majtas Allison Guerriero, djathtas McGonigal me gruan

“DailyMail” shkruan se McGonigal tani po i lutet gjyqtares së gjykatës së DC, Colleen Kollar-Kotelly, që të mos tregohet e ashpër për çështjen shqiptare...

Nuk kanë fund bëmat e mikut të Edi Ramës, Charles McGonigal. Teksa është duke pritur vendimin e dënimit për dosjen shqiptare, është rishfaqur në publik ish e dashura e tij, Allison Guerriero. Kjo e fundit ka shkuar deri aty sa ka thënë në një intervistë për “Daily Mail” se ish-agjenti i FBI ishte i fiksuar pas seksit, ku kishte raste që mund të kryenin marrëdhënie 5 herë në ditë.

McGonigal, 55-vjeç, madje foli me të dashurën e tij për seksin që herën e parë që çifti u takua për një drekë thjesht biznesi, duke u ankuar se gruaja e tij Pamela refuzonte të bënte dashuri me të dhe ai ishte i 'frustruar'.

S’kanë fund bëmat e mikut të Ramës, flet e dashura e
Allison Guerriero

Charlie ishte spektakolar në seks… ai ishte shumë i fiksuar dhe i nevojitej tre, katër dhe madje pesë herë në ditë”, tha Guerriero, në një intervistë ekskluzive për DailyMail.com. “Ne përfunduam duke jetuar së bashku për gati 16 muaj dhe çdo ditë ishte kështu. Pra, shumë seks”.

Guerriero tha se madje ata u vendosnin edhe emra seancave seksuale. “Njëherë ishte ditëlindja e 18-të e vajzës së tij, Sarah dhe ai tha: seks për datëlindjen e Sarës. Unë thashë ok, por ishte pak e çuditshme. Gjithçka u bë një emër për seksin. Seks për mirmëngjesin, seks për natën e mirë, seks për Krishtlindjet, seks për Ditën e Falenderimeve, seks për nënshkrimin e kontratës, seks për Ditën e Flamurit”, tha Guerriero.

Zbulimet intime të Guerriero-s në një intervistë tepër të sinqertë dhe shpesh të zhurmshme në DailyMail.com vijnë ndërsa McGonigal ka marrë një dënim me 50 muaj burg për pastrim parash dhe komplot me një oligark rus të sanksionuar, që ai duhej të hetonte.

Ai gjithashtu rrezikon të përballet me një dënim të mëtejshëm në Uashington DC më 16 shkurt, pasi pranoi se kishte marrë 225,000 dollarë nga një ish-zyrtar i inteligjencës shqiptare, kur ai ishte në rolin kryesor të kundërzbulimit në FBI.

S’kanë fund bëmat e mikut të Ramës, flet e dashura e
McGonigal me gruan

Sipas medias britanike, ai bëri një udhëtim në Shqipëri gjatë marrëdhënies së tyre në vitin 2017 dhe në një moment i kërkoi Guerriero-s që ta shoqëronte për të takuar manjatin e metaleve, Oleg Deripaska, mikun e presidentit despot Putin.

Në fillim të tetorit, çifti duhej të shijonte një vakt për datëlindjen e Guerriero-s. Por festimi u anulua papritur sepse drejtori aktual i FBI-së, Christopher Wray erdhi në qytet dhe McGonigal duhej të merrte pjesë në takime.

"Kështu që ne dolëm ose më pesë, gjashtë ose shtatë tetor", tha ajo. Sipas dokumenteve të gjykatës, më 5 tetor McGonigal mori 80,000 dollarë nga ish-bashkëpunëtori i tij zyrtar i inteligjencës shqiptare, në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork.

Më vonë, ajo zbuloi në apartamentin e saj një qese me kartëmonedha 100 dollarëshe.

Mendja më shkoi se mos ishin pagesa për ndonjë informator të fshehtë apo ndonjë agjent të fshehtë që operon në terren. Paratë ishin në një qese të zezë me shkronja ari, të llojit që merren në dyqan pijesh alkoolike. Qesja nuk ishte e fshehur, ishte pranë derës kryesore”, tha ajo.

DailyMail.com mundi të zbulojë se McGonigal tani po i lutet gjyqtares së gjykatës së DC, Colleen Kollar-Kotelly, që të mos tregohet e ashpër për çështjen shqiptare. Më 16 shkurt jepet vendimi për të dhe prokuroria ka kërkuar 30 muaj burg. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje