TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2024, 15:23

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Kushtetuesja shtyn seancën për javën e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Kushtetuesja shtyn

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën për shqyrtimin e marrëveshjes mes Shqipërisë e Italisë për emigrantët.

Seanca e radhës do të zhvillohet më 29 janar në oorën 10.00.

Seanca është shtyrë pasi 30 deputetët e opozitës që paraqitën në dhjetor kërkesën për rrëzimin e marrëveshjes, kanë dorëzuar kërkesën edhe për disa prova shtesë lidhur me marrëveshjen.

Njoftimi i plotë:

1. Sot në datën 24.01.2024, Gjykata Kushtetuese zhvilloi seancën plenare të radhës për shqyrtimin e kërkesës së paraqitur nga 30 deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “Deklarimi i papajtueshëm me Kushtetutën të Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit” dhe ndalimi i ratifikimit të tij nga Kuvendi. Pezullimi i procedurave për ratifikimin e Protokollit ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë “Për Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Migracionit” ”.

2. Gjatë shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese konstatoi se në datën 23.01.2024, ora 15:55, kërkuesi ka paraqitur parashtrime shtesë me shkrim, në përmbajtje të të cilave kërkohej edhe marrje e disa provave. Parashtrimet shtese iu komunikuan për dijeni subjekteve të interesuara në datën 24.01.2024, ora 9:30.

3. Në këto rrethana, Gjykata bazuar në nenet 43 pika 1 shkronja “ë” dhe 44/a të ligjit organik të saj, që parashikon të drejtën e palëve të kundërshtojnë kërkesat, përfundimet dhe shpjegimet e palëve të tjera, vendosi të shtyjë seancën gjyqësore të radhës në datën 29.01.2024, ora 10.00.

 

gjykata kushtetuese itali emigrantet

Lini një Përgjigje