
Në kanalin e YouTube të “Pamfletit” ka startuar sot “Të Pashoq”, një “podcast” me fokus zhvillimet aktuale politike e sociale në Shqipëri, Kosovë e kudo ku është lajmi! Të ftuar të njohur, që do të vijnë çdo javë me një analizë ndryshe e të guximshme!
Në moderimin e Edjona Dervishit, do të trajtohen tema nga më të ndryshmet, sidomos sa i takon zhvillimeve politike në vend.
Më poshtë mund të ndiqni transmetimin e parë, ku i ftuari i sotëm është editori i "Pamfletit", Gjergj Zefi, i cili ka folur mbi zhvillimet politke dhe jo vetëm. Po ashtu Zefi ka vendosur të tregojë dhe sekretet e "Pamfletit".
Lini një Përgjigje