TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Janar 2024, 21:30

E publikoi OBSH, Alimehmeti: Në Shqipëri paguhen shifra të larta për shëndetësinë

Shkruar nga Pamfleti

E publikoi OBSH, Alimehmeti: Në Shqipëri paguhen shifra të larta

Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur lidhur me raportin më të fundit të publikuar nga OBSH ku thuhet se qytetarët shqiptarë paguajnë 60% nga xhepi për shëndetësinë.

Ai u shpreh se në Shqipëri është fenomen të paguash shifra të larta për shëndetësinë.

Sipas Alimehmetit nëse minimumi prej 7% e PBB nuk arrihet në investimin në Shëndetësi nuk mund të ketë ulje të shifrave të OBSH.

“Le të pyesim qytetarët vetë, ata e dinë shumë më mirë xhepin e tyre. Në Shqipëri është fenomen të paguash shifra të larta për shëndetësinë. Ka disa fusha ku ka përparim, patjetër.
Shëndetësia nuk gjeneron para, për të paguhen para. Ne kemi 2.8% të PBB që e çojmë për shëndetësinë, niveli më i ulët në Europë, nga krahu tjetër shpenzimet më të larta në Europë për të. Nëse nuk shkojmë minimumi te 7% e PBB-së që të investohet dhe të mos ketë abuzime me to, asnjëherë nuk do të ulen shifrat që ka nxjerrë OBSH”, tha Alimehmeti në një intervistë për News 24.

obsh ilir alimehmeti shendetesi

Lini një Përgjigje