
Eksperti Fatjon Softa ka treguar detaje nga hetimet për atentatin ndaj Gentian Bejtjas, i cili u vra në banesën e tij.
Ai tha se Bejtja mund të ketë qenë i strehuar edhe në banesë. Sipas ekspertit, mund të ketë ndërtuar një tunel brenda shtëpisë së tij.
"Nuk dihet ku ka qenë, jashtë territorit shqiptare, brenda, apo ka qenë i strehuar në banesë. Mund të ketë qenë i strehuar në banesë. Kjo kërkon hetim. Një pjesë e këtyre njerëzve kanë bërë investime dhe mund të ketë hapur tunele, ka krijuar ambiente të cilat duhet të kontrollohen", tha Softa për “Report Tv”.
Sipas ekspertit, zona ku ndodhi atentati është bërë e padepërtueshme nga policia, ndërsa shtoi se atentatorët kanë pasur informacion të saktë në lidhje me vendndodhjen e Bejtjas. Ai shton se ky është një atentat i mirëoraganizuar.
Lini një Përgjigje