
Vëllai i biznesmenit Ylli Bezhani i cili mbeti i vrarë të dielën në Francë ka zbuluar detaje nga atentatin ku mbeti i vrarë 47 vjeçari dhe u plagosën nipi (djali i Gëzimit) dhe djali i Yllit.
"Ditën e dielë vëllai, nipi dhe djali im dolën në darkë për të darkuar jashtë. Në një lagje në Grenovël, morën pica për të ngrënë. Një shqiptar, thonë kështu pasi ne nuk e dimë, - s’jemi informuar ende nga policia - Erdhi me motor me bateri, dhe nxjerr dy armë e godet drejtëpërdrejtë. Im vëlla del ballë përballë për të mbrojtur dy djemtë. E im vëlla vdiq", tha vëllai i viktimës në një intervistë për "Report Tv".
Sipas mediave të huaja, Bezhani është sipërmarrës individual, i specializuar në sektorin e punimeve të mbulimit të dyshemeve dhe mureve.
Ngjarja e rëndë e regjistruar në Francë të dielën, la pas 1 viktimë dhe 2 të plagosur. Dy të plagosurit e tjerë janë të moshës 24 vjeç, njëri djali i viktimës ndërsa tjetri nipi.
Lini një Përgjigje