TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Gusht 2024, 11:54

Nis seanca gjyqësore për Noizyn, shqyrtohet kërkesa e Prokurorisë

Shkruar nga Pamfleti
Nis seanca gjyqësore për Noizyn, shqyrtohet kërkesa e
Noyzin

Masa për Noizyn, i cili kërkohet nga autoritetet e Kosovës ka nisur në gjykatën Penale të Tiranës.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se seanca po shqyrtohet me dyer të mbyllura nga gjyqtarja Marinela Osmani.

Sot do të shqyrtohet vetëm kërkesa e prokurorisë për ta lënë nën masën arrest me burg dhe jo kërkesa për ta ekstraduar.

Reperi Noizy, është arrestuar dje në Shëngjin me kërkesë të autoriteteve të Kosovës.

Arrestimi i tij është bërë nga policia e Lezhës në Shëngjin teksa këngëtari i njohur ishte nisur për të performuar në një klub në qytetin bregdetar.

Ka qenë një pikë kontrolli në zonën e Kunës që kanë bërë arrestimin dhe me pas është marrë nga operacionaila e Tiranës.

noizy nis seanca gjyqësore

Lini një Përgjigje