TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Gusht 2024, 13:33

“80% e rasteve nuk shfaqin simptoma”, drejtoresha e ISHP tregon rrezikun nga ethet e Nilit

Shkruar nga Pamfleti

“80% e rasteve nuk shfaqin simptoma”, drejtoresha e ISHP tregon

Në Shqipëri, deri më tani janë konfirmuar 17 raste me virusin “Ethet e Nilit".

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se infeksioni te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat të cilat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuar.

Drejtoresha e ISHP Eugena Tomini tha se 80 për qind e individëve që mund të infektohen nga ky virus nuk shfaqin simptoma, 20 për qind shfaqin simptoma të lehta ndërsa vetëm 1 për qind mund të shfaqin shenja neuroevazive.

“80 për qind e individëve që mund të infektohen nuk shfaqin simptoma, pra ata që kanë imunitet të fortë, por 20 për qind mund të shfaqin simptoma të lehta dhe vetëm 1 për qind shfaqin shenja neuroevazive apo prekje të sistemit nervor qendror dhe kjo tendencë në rritje është vënë re në QSUT. Kemi 17 raste të konfirmuara, por për raste të tjera që nuk janë përcaktuara dhe janë në vlerësim e sipër do ketë një përditësim të situatës nëse rastet konfirmohen ose jo në ditët në vijim”, tha Tomini për "Euronews Albania".

Lini një Përgjigje