TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Gusht 2024, 14:31

Ekstradimi i 'Princit Damian' nga Belgjika, gazetarja: SPAK synon t'a kthejnë në të penduar të drejtësisë

Shkruar nga Pamfleti
Ekstradimi i 'Princit Damian' nga Belgjika, gazetarja: SPAK synon
Leonard Duka

Gazetarja Etleva Delia thotë se synohet që i ekstraduari nga Belgjika, Leonard Duka, synohet që të kthehet në të penduar të drejtësisë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Delia u shpreh se Duka ka pasur miqësi me Ervis Martinajn dhe më pas u kthyen në armiq të përbetuar.

Delia shtoi se vëllai i Leonard Dukës, Erlis Duka, i cili është shpallur në kërkim, dyshohet se fshihet në Dubai.

“Leonard Duka ka qenë i shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos, njeri i Ervis Martinajt. Duka u ekstradua dhe nuk ka pranuar të japë shpjegime. Duka dhe Martinaj kanë pasur miqësi. Fillimisht kanë pasur lojërat e fatit, më pas u kthyen në armiq të përbetuar. Nëse Leonard Duka do flasë, mbetet për t’u parë në vazhdim. Është personazh kryesor, mund të flasë. Leonard Duka kishte rol drejtues, kishte krijuar grupin e tij, synohet të kthehet i penduar. Vëllai i tij është në kërkim, Erlis Duka. Dyshohet se ndodhet në Dubai, por mund të ketë lëvizur. Nuk dihet gjë konkrete për vendodhjen e tij”, theksoi ajo.

Një prej personave të kërkuar nga drejtësia në Shqipëri, u ekstradua nga Belgjika të premten pasi ishte arrestuar në shkurt. Leonard Duka, i akuzuar për vrasjen e ish-oficerit të policisë Santiago Malko u ekstradua përmes Rinasit.

Duka, 37 vjeç, dyshohet si i përfshirë në konfliktet mes grupeve kriminale në Tiranë dhe ishte shpallur në kërkim me kërkesë të SPAK dhe vendim të Gjykatës së Posaçme si një prej autorëve të vrasjes së Santiago Malkos, ngjarje e ndodhur në gusht 2019 në rrugën “Xhanfize Keko”.

Ndaj Dukës ka një urdhër të dytë arresti në lidhje me atentatet ndaj Ervis Martinaj në bashkëpunim me Durim Bamin dhe Endrit Doklen. Ervis Martinaj u zhduk në gusht 2022 pa lënë gjurmë.

leonard duka

Lini një Përgjigje