TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2024, 19:36

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, reagon Rama: Uroj shërim të shpejtë e rikthim spektakolar

Shkruar nga Pamfleti

Atentati ndaj kryeministrit sllovak, reagon Rama: Uroj shërim të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin ndaj kryeministrit sllovak Roberto Fico, i cili u qëllua disa herë me armë zjarri pasditen e sotme.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, kreu i qeverisë, Edi Rama thekson se është i tronditur nga kjo ngjarje, nga sulmi ndaj homologut të tij sllovak.

Më tej Rama i ka uruar atij shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar në politikë.

“I tronditur nga lajmi i tmerrshëm i sulmit të tmerrshëm ndaj Kryeministrit të zgjedhur të Sllovakisë, një i mbijetuar i madh dhe mik i dashur të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe një rikthim spektakolar”, shkruan Rama.

edi rama sllovaki atentati

Lini një Përgjigje