TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2024, 18:52

“Janë të gjithë me prona jashtë”, Anduena Llabani nxjerr detajet e forta: SPAK hetime në disa shtete për pasuri të fshehura nga Meta

Shkruar nga Pamfleti

“Janë të gjithë me prona jashtë”, Anduena

Gazetarja Anduena Llabani ka deklaruar se SPAK ka shtrirë hetimet jashtë vendit për pasuritë e Ilir Metës.

Ajo tha se prokuroria është në pritje të letër-porosive nga vende të ndryshme të BE-së në lidhje me prona që janë (apo dyshohet se janë) në emër të Metës dhe familjes së tij.

Po ashtu Llabani bëri me dije se hetimet për çështjen CEZ DIA janë drejt fundit.

Po bëhen verifikime për të gjithë procedurat ose për faturat ekonomike. Është në fazën ku përveç faktit penal, Meta po hetohet nga SPAK dhe për faktin ekonomik. Janë në pritje të letërporosive.

Nuk është imun Meta nga pasuritë jashtë vendit. Këta janë të gjithë me pasuri dhe me prona jashtë territorit dhe në vende të BE ku e dimë shumë mirë se çfarë kalvari duhet të kalosh që të marrësh një shtëpi, një restorant etj.

SPAK është duke mbledhur të dhënat nga vendet e huaja në lidhje me pasuritë që janë, apo dyshohet se janë në emër të Metës dhe familjes së tij.

Çështja ndaj Metës për Çez Dia është drejt fundit”, tha Llabani në MCN.

Lini një Përgjigje