
Altin Basha është shkarkuar nga posti si drejtor i Teatrit Kombëtar. Vendimi për shkarkimin e Altin Bashës u mor në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Altin Basha u emërua në krye të Teatrit Kombëtar në dhjetor të vitit 2022 ku zëvendësoi Hervin Çulin.
Shkarkimi i Bashës nga ky post vjen pas investigimit të emisionit 'Piranja', ku nxorën zbuluar skandalin me abuzimin e fondeve të Teatrit Kombëtar. Altin Basha si drejtor i Teatrit Kombëtar dhe bashkëshortja e tij, Iliriana Basha, kanë abuzuar me fondet që ka ky institucion.
Ndërkaq, në një përballje me emisionin, Altin Basha nuk dha thuajse asnjë përgjigje, duke kërkuar takim zyrtar tek Teatri Kombëtar. Ndërsa bashkëshortja e tij Iliriana Basha, nuk pranoi të ketë përfituar nga fondet e kostumeve për shfaqjen "Vojçek".
Lini një Përgjigje