TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2026, 11:02

I dënuar me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e Lartë shqyrton më 11 qershor rekursin e Edison Memollës 

Shkruar nga Pamfleti
I dënuar me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Gjykata e
Edison Memolla


Gjykata e Lartë do të marrë në shqyrtim më 11 qershor kërkesën e Edison Memollës, i cili synon rrëzimin e vendimit të Apelit të Posaçëm që e dënoi me një vit burg për korrupsion në zgjedhje.

Për shqyrtimin e rekursit është caktuar si relator gjyqtari Genti Shala, ndërsa pritet që pas seancës të vendoset nëse do të lihet në fuqi apo jo vendimi i dhënë nga Apeli.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Rrogozhinës ndodhet aktualisht në burgun e këtij qyteti, ku po vuan dënimin, pasi u shpall fajtor nga dy shkallët e gjyqësorit.

Memolla u vetëdorëzua në polici menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, të shpallur më 9 shkurt 2026, dhe më pas u transferua në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Hetimi ndaj tij nisi pas publikimit të një audio-përgjimi, ku ai dëgjohej duke komunikuar me një punonjës të OSHEE-së për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një qytetari debitor, në kohën kur kandidonte për kryetar bashkie.

Ndërkohë, drejtimi i Bashkisë së Rrogozhinës vijon të ushtrohet nga një kryetar i komanduar.

 

edison memolla korrupsion ne zgjedhje rekurs ne gjykaten e larte

Lini një Përgjigje