TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Dhjetor 2023, 12:56

I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, GJKKO nis gjykimin për kryebashkiakun e Rrogozhinës, Edison Memollën

Shkruar nga Pamfleti

I akuzuar për korrupsion në zgjedhje, GJKKO nis gjykimin për

GJKKO ka nisur gjykimin për kryetarin e bashkisë së Rrogozhinës Edison Memolla, i cili akuzohet për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Hetimet e SPAK ndaj Memollës nisën pas një audiopërgjimi. Në audio dëgjohet Edison Memolla, në atë kohë kandidat për Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, teksa ndikon tek elektriçisti Blerim Xhamani, për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një abonenti debitor. E gjithë kjo bëhej me qëllim që qytetari të votonte në favor të tij në zgjedhjet e pjesshme lokale të datës 6 mars 2022.

SPAK thotë se hetimet gjithashtu konfirmuan se Memolla komunikonte me shtetasin Blerim Xhamani, për punësime në Bashkinë Rrogozhinë, në këmbim të votës dhe se i pandehur tjetër, Ndriçim Tafxhafa i ka premtuar një shtetaseje për shlyerje të detyrimeve ndaj OSHEE dhe strehim, duke i kërkuar votën.

Gjithashtu SPAK thotë se Blerim Xhamani dhe i pandehuri tjetër Isuf Tosku kanë falsifikuar edhe të dhënat e procesverbalit të ndërprerjes së energjisë elektrike, duke paraqitur të dhëna të rreme, pasi nuk ia kanë ndërprerë në të vërtetë energjinë abonentit debitor.

gjkko edison memolla korrupsion

Lini një Përgjigje