
Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka udhëtuar sot drejt Fushë Krujës, pasi aty është shënuar një tjetër skenar dhune. Duke qenë se Balla u bë ministër pas dhunës mizore te fisit Rraja, ai ka shkuar me urgjencë aty.
Siaps stafit të tij Taulant Balla ishte sot në Fushë-Krujë për të biseduar dhe parë nga afër masat, pas denoncimit të një rasti dhune.
Denoncimi ka mbërritur në telefonin e ministrit, përmes një videoje të dërguar nga një banore e Fushë-Krujës. Ministri Balla garantoi mbështetje për familjen e dhunuar dhe marrje në mbrojtje nga autoritetet.
“Vajta menjëherë sapo mora mesazhin dhe u takova me familjen e Valbonës në Fushë-Krujë, të cilëve Policia e Shtetit duhet t’i garantojë mbështetje dhe se do të bëjmë gjithçka që në territorin e kësaj republike të mos më ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Në çdo komunitet të Shqipërisë duhet të ketë rend ligjor dhe siguri për të gjithë, nën kujdesin dhe me garancinë e Policisë së Shtetit”, tha ministri.
Lini një Përgjigje