TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2023, 19:09

Operacioni “Metamorfoza”, Klodiana Lala plas ‘bombën’: Vjeshta vjen me arrestime kryebashkiakësh!

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni “Metamorfoza”, Klodiana Lala plas

Të tjera detaje kanë dalë mbi operacionin “Metamorfoza”, ku ranë në pranga personazhe të njohur të botës së krimit dhe zyrtarë të Policisë.

Përmes një interviste në ‘News 24’, gazetarja Klodiana Lala është shprehur se dosja në fjalë mund të nxjerrë fakte të reja dhe emra të rinj që mund të përballen me drejtësinë.

Sipas saj emra të rinj ish-kryebashkiakësh dhe kryetarësh aktual kanë dalë në regjistrime dhe si rrjedhojë do të vihen në arrest.

Nga informacionet që kam, pranë autoriteteve shqiptare kanë ardhur të gjitha komunikimet që kanë pasur. Mendoj se do të ketë në nivele të larta ish-kryetarë bashkish, kryetarë që do të vihen në një masë arresti. Ka një frikë të madhe, patjetër. Është duke u parë me shumë vëmendje. “Aleks Ndreka (Deda), nëse vendos të rrëfehet mund të japë detaje të forta. Është një personazh që duhet të ketë vëmendje më të madhe. Duhet të merret një dëshmi e leksit të Druve siç i thonë ndryshe”, tha Lala.

metamorfoza arrestime kryebashkiakësh

Lini një Përgjigje