TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2023, 17:26

Tërmeti në Marok, MEPJ: Aktualisht nuk raportohet për shqiptarë mes viktimave

Shkruar nga Pamfleti

Tërmeti në Marok, MEPJ: Aktualisht nuk raportohet për

Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri ka njoftuar se nga të dhënat e para pas tërmetit tragjik që goditi Maroku, nuk ka informacione për shqiptarë mes viktimave apo të lënduarve.

Numri i viktimave nga lëkundjet vdekjeprurëse në Marok deri më tani ka shkuar në 1037, ndërsa regjistrohen mbi 1 mijë persona të plagosur.

Situata paraqitet e vështirë, ndërkohë që ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në terren për gjetjen e njerëzve nën rrënoja.

marok shqiptarët mepj

Lini një Përgjigje