TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2023, 16:16

Kush është ministrja e Ramës që pritet të shkojë drejt burgut? Paralajmëron gazetarja: SPAK po bën gati urdhër-arrestin

Shkruar nga Pamfleti

Kush është ministrja e Ramës që pritet të shkojë

SPAK pritet që të shkaktojë tjetër “tërmet” në radhët e mazhorancës. 

Nën “shënjestrën” e drejtësisë së re është vënë ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, për të cilën duket se prokurorët po bëjnë gati fletë-arrestimin.

Gazetarja Andeuna Llabani, së fundmi një intervistë televizive, e pyetur se kush mendon se është më afër dhe më larg rrezikut të hetimi nga SPAK, deklaroi se bomba e radhës pritet të jetë ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka.

Nuk është një që e lëshoi ky dhe e mori ky. Ne e dimë se presioni është i madh, por gjithmonë janë marr me peshqit e vegjël dhe deri kur të shkojmë tek salmoni do jetë e vështirë, peshkaqenin nuk e arreston njeri, peshkaqeni në Shqipëri do vazhdojë që të bëjë kërdinë. Flitet se në SPAK ka çështje që janë shumë më bombastike se inceneratorët. Sa i përket hetimeve mendoj se Xhaçka do të jetë bomba e radhës”, tha ajo, raporton gazeta “Sot”.

Teksa foli për rastin e Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos, ajo tha se ata rrezojnë deri në 17 vite burg.

Në seancën për Lefter Kokën, pyetja e gjyqtares ishte zoti  prokuror a janë  të vërteta këto që mbrojtja pretendon,  pra të vësh në diskutim provat e akuzës, pati një lloj dyshimi dhe pashë një qetësi të pandehurve dhe avokatëve. Këta dy ish-funksionar rrezikojnë mbi 17 vite burg. SPAK është parë si ajo organizata që shfaros, njerëzit presin që të bëhet drejtësi. Ne kemi tani dosjen Metamorfoza  që është një dosje edhe më e rëndë, ku tregohet se si policia dhe krimi veprojnë bashkë kundër njerëzve. Aty në atë dosje ka ish-deputet, prokuror, ish-policë dhe njerëz të botës së krimit”, tha ajo.

spak xhacka urdher arresti

Lini një Përgjigje