TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shtator 2023, 18:36

“Presioni politik është i lartë”, Topi për arrestimet e rangut të lartë: SPAK duhet mbështetur në luftën kundër korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti

“Presioni politik është i lartë”, Topi për

Ish presidenti, Bamir Topi ka analizuar ecurinë e SPAK-ut dhe goditjet e fundit që ky institucion ka bërë në rangun e lartë të politikës.

Në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” në “News 24”, Topi tha se me goditjet e fundit SPAK-u ka fituar disi besueshmëri në popull, por shtoi se ende nuk është në lartësinë e duhur.

Sipas ish presidentit presioni i lart politik është i madh ndaj SPAK-ut gjë që e bën ende të cenueshëm si institucion, por në të njëjtën kohë Topi tha se drejtësia e re duhet mbështetur nga të gjithë që të japë frytet e saj.

Ka edhe një element të madhe korrupsioni në politikë. Unë kam dëgjuar shumë komente lidhur edhe me politikë në dyfishimit të rrogave të deputetëve. Këtu rritet standardi për opozitën. Kjo e ka bërë që situata që ndodh në opozitë të jetë e lidhur edhe me këtë. Me lëvizje të pamotivuara politikisht, deformim karakteri dhe në fund fare, ju të mediave që moderoni jeni të habitur se çfarë po ndodh. Kemi një deformim politik.

Së pari duhet kuptuar nëse ka një institucion që sot ka rritur besueshmërinë, dhe ky është SPAK. Pse? Sepse po shohim edhe emra që më parë konsideroheshin si të paprekshëm. Janë në presion ata? Padyshim që po, pasi politika ushtron presion. Është një institucion që të gjithë e dimë se ka një përkrahje që është ajo e sensit moral dhe linjës së partneritetit. SPAK është një krijesë që do rritet sepse sfida është shumë e fortë”, u shpreh Topi.

topi spak

Lini një Përgjigje