TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Korrik 2025, 12:46

Grekët punojnë me 1 sportel, rradhë të gjata në Pikën e Kalimit Kufitar në Qafë Botë

Shkruar nga Pamfleti

Grekët punojnë me 1 sportel, rradhë të gjata në

Vijon të jetë problematike situata në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës, ndërsa autoritetet greke punojnë me vetëm një sportel, duke krijuar rradhë të gjata automjetesh, në kalimin e kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë paradites së të dielës kanë kaluar kufirin 1436 shtetas shqiptarë dhe të huaj si dhe 460 mjete.

Nga raportimet mësohet se dogana greke operon me vetëm një sens qarkullimi, pra në të njëjtën kohë në hyrje dhe dalje dhe kjo sjell pritje të gjata për udhëtarët në të dy krahët e kufirit. E ndërsa pala greke ka të hapur vetëm një sportel, pala shqiptare ka në funksion 3 sportele, por kjo nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës.

Lini një Përgjigje