
Nikolla Marku, prifti i Kishës Ortodokse Autoqefale ‘Shën Maria” në Elbasan, është ndarë nga jeta mbrëmjen e së shtunës në moshën 77-vjeçare.
Nikolla Marku mbahet mend për përplasjet e vazhdueshme që kishte me Janullatos, ish-kryepeshkopin e Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë, derisa në 2020 u përjashtua dhe iu hoq emërtesa ‘At’.
Në vitin 2013, përmes një letre të hapur dërguar Patriarkanës së Stambollit, At Nikolla Marku ka kritikuar kryepeshkopin Anastas Janullatus duke e akuzuar se po shkel vendimin “Tomas” të vitit 1936 , qe njeh pavarësinë e Kishës Autoqefale Shqiptare.
At Nikolla Marku kërkonte të zbatohet dhe të respektohet nga Patriarkana e Stambollit vendimi “Tomas” i vitit 1936, i cili njeh pavarësinë e kishës autoqefale shqiptare , neni 34 i së cilës përcakton drejtimin e cdo kishe ortodokes të pavarur nga një prift i kombësisë në të cilën ushtron veprimtarinë e saj kisha.
“Nuk hezitojmë aspak t'ju vëmë në dijeni për politikën antishqiptare të këtij prifti, me disa bashkëpunëtorë të zgjedhur prej tij në mënyrë polici sekrete dhe aspak teologjike apo apostulore duke shkelur çdo nen të statutit të kësaj Kishe besojmë se ndërgjegjia juaj dhe besimi do të kapërcejë miqësinë që keni ju më Anastas Janullatos, miqësi e cila nuk duhet t'ju pengojë për të gjykuar drejt për punët e këtij zotërie.
Ne kërkojmë nga ju që nga Patriarkana e Stambollit të respektohet vendimi Tomas i vitit 1936, vendim i cili njeh pavarësinë e Kishës Ortodokse Shqiptare nga cdo kishë tjetër ortodokse e vendeve të tjera. Anastas Janullatos ka kthyer besimin ortodoks shqiptar në një shtojcë të Kishës Ortodokse Greke , me qëllime të caktuara shoviniste në dëm të Shqipërisë. Ky njeri nuk punon për besim , por për aneksimin e Shqipërisë”, shkruante At Nikolla Marku 12 vite më parë.
Prifti vuante nga një sëmundje e rëndë. Sipas njoftimeve zyrtare, pritja për ngushëllime bëhet në Kishën “Shën Maria”, aty ku ai kaloi gjithë jetën në shërbim të Zotit dhe të njerëzve.
Ndërsa ceremonia mortore do të mbahet sot, në orën 17:00, ku familjarë, miq, bashkëqytetarë dhe besimtarë do t’i japin lamtumirën e fundit.
Lini një Përgjigje