
Sot është zbardhur dëshmia e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Bilbil Aliaj para Gjykatës së Posaçme. Aliaj ka mohuar çdo njohje me investitorin Artan Gaçi. Po ashtu ai tha se nuk ka marrë udhëzime apo ndërhyrje lidhur me këtë çështje përfshirë dhe Jorgo Goron.
“Nuk kam patur asnjë kontakt apo njohje me investitorin Artan Gaçi, apo me persona të tjerë të lidhur me të. Nuk kam patur sugjerime, udhëzime apo ndërhyrje lidhur me këtë çështje përfshirë dhe Jorgo Goron. Më ka ardhur një praktikë si titullar, e përpiluar nga punonjësit përkatës, siç ndodhe zakonisht ku janë ekspertët dhe stafi përpilues, të cilën e kam firmosur si titullar. Kërkoj masë më të butë sigurie si detyrim paraqitje”
Sipas SPAK kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj dhe juristi Vezir Gjikoka, sipas SPAK asokohe 'kanë pranuar dokumentacionin ligjor, dhe lëshuan një vërtetim nga dokumentat hipotekorë, ...duke kryer regjistrimin fillestar të tokës në favor të Foto Mehilli dhe më pas të trashëgimtarëve të tij" -tha ai para gjykatës.
Lini një Përgjigje